Ancelotti do të jetë trajneri i ri i Brazilit, zbulohen prapaskenat dhe kontrata
Nuk ka më asnjë dyshim Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ri i Brazilit duke nisur nga viti 2024. Për të konfirmuar këtë lajm, që qarkullonte prej kohësh, ka qenë vet presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Rodrigues, shkruan CNN Brazilian. Ancelotti ka një kontratë me Real Madrid deri në vitin 2024, dhe në përfundim të saj italiani do të marrë menjëherë drejtimin e 5 herë kampionëve të Botës.
Ancelotti pritet të drejtojë “Seleçaon” në Kupën e Amerikës që do të zhvillohet në SHBA në verën e 2024.
Ai do të bëhet trajneri i parë i huaj pas afro 70 vitesh që do të drejtojë përfaqësuesen e Brazilit. Për herë të fundit ishte argjentinasi Filpo Nunez që i udhëhoqi në një ndeshje të vetme në vitin 1965.
Ancelotti është një nga trajnerët më të suksesshëm në histori, ku spikasin 4 Champions League, 2 me Milan dhe dy me Real Madrid, gjithashtu ka fituar tituj të shumtë në Itali, Angli, Gjermani, Francë dhe Spanjë.
Pasi zhgënjyen në Botërorin e fundit, “Katar2022”, Brazili shpreson shumë që me ardhjen e Ancelottit në stol të rikthehen edhe një herë në majën e botës.
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit