Situata në Veri, Kikia: Përpjekjet e Ramës u refuzuan nga serbët, më pas nga Kosova
Gazetari Mentor Kikia ka komentuar situatën e tensionuar në Veri të Kosovës dhe marrëdhënien mes kreut të qeverisë Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
Në një intervistë për Euronews Albania, qeveritë nuk ndërtohen mbi bazën e marrëdhënieve personale.
Më tej ai nënvizoi se në momentet që shpërthyen tensionet në Veri, Vuçiç nuk i mori në konsideratë marrëdhëniet me Ramën.
“Problemi në vendet e rajonit tonë, që dallohen për një mënyrë autoritare të qeverisjes. Nëse Rama vendos të ngrijë marrëdhëniet me Vuçiç, kjo ka të bëjë me anën e tij personale. Qeveritë nuk ndërtohen mbi bazën e instiktive personale sepse vendet kanë institucione. Ngatërrimi i marrëdhënieve personale nuk është pozitive dhe demokratike. Në momentin që shpërthyen tensionet në Veri, Vuçiç tregoi se nuk i ka fare në konsideratë më Shqipërinë dhe kushdo përpjekje e Ramës për të bërë negociatorin dhe ndërmjetësin u refuzua së pari nga serbët dhe më pas nga vetë-Kosova”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq