6 mln $ për 2 satelitë?! Duleviç: Në 6 muaj 2 imazhe, s’e kapin dot korrupsionin
Eksperti i energjisë, Azmer Duleviç komentoi në një intervistë për “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania satelitët e prezantuar dje nga kryeministri Edi Rama.
Ai u shpreh se satelitët nuk funksionojnë në kohë të vrenjtur, ndërsa shtoi se nuk e kapin dot as korrupsionin e as ndërtimet pa leje. Duleviç solli në vëmendje se dy satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” ofruan në 6 muaj vetëm 2 imazhe.
“Problemi qëndron te kostoja. Kostoja është shumë e madhe. Duhet thënë që ne kemi marrë për 3 vite me qira 6 milionë dollarë, jo se i kemi blerë. Nuk janë në pronësi të shtetit shqiptar. Pra, kemi marrë dy satelitë për 3 vite. Ne dy satelitë i kemi marrë dhe 8 të tjerë, për 6 muaj kemi arritur fotografimin e 47% të territorit.
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm ditën e djeshme në eventin për prezantimin e produkteve të para të “Shërbimit satelitor”, tha se përveç 2 satelitëve “Albania 1” dhe “Albania 2”, kompania e shërbimit ka ofruar dhe 8 satelitë të tjerë pa pagesë ekstra për furnizimin me më shumë imazhe në ato periudha kohe kur kishte më shumë mundësi që të lexohej territori.
Ky monitorim, thotë Rama e bën të pamundur korrupsionin dhe shumë fenomene të tjera negative. Disa nga ekspertët e shërbimeve kryesore të mbrojtjes kombëtare civile, në det e terren kanë theksuar dobinë e imazheve satelitore ku ndihmon në monitorim duke kursyer kohë, kosto dhe kapacitete njerëzore.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës