Konspiracionisti: Shqiptarët rrezikohen nga një çip i lidhur me 2 satelitët
Konspiracionisti Arianit Sllamniku tha në një intervistë për “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania se shqiptarët rrezikohen nga një çip i lidhur me 2 satelitë.
Ai komentoi këtu satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” për të cilët vendi ynë paguan qira.
Sipas Sllamnikut në fund të vitit do të futet në qarkullim paraja digjitale dhe të gjithë do të mikroçipohen për të bërë pagesa dhe për të qarkulluar financiarisht.
“Këto mikroçipime nënkuptojnë dhe survejim ose mbikëqyrje nga lart. Ato mikroçipa punojnë me 8 bit elektricitet i cili prodhohet nga trupi dhe japin sinjale,” – u shpreh konspiracionisti.
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm ditën e djeshme në eventin për prezantimin e produkteve të para të “Shërbimit satelitor”, tha se përveç 2 satelitëve “Albania 1” dhe “Albania 2”, kompania e shërbimit ka ofruar dhe 8 satelitë të tjerë pa pagesë ekstra për furnizimin me më shumë imazhe në ato periudha kohe kur kishte më shumë mundësi që të lexohej territori.
Ky monitorim, thotë Rama e bën të pamundur korrupsionin dhe shumë fenomene të tjera negative. Disa nga ekspertët e shërbimeve kryesore të mbrojtjes kombëtare civile, në det e terren kanë theksuar dobinë e imazheve satelitore ku ndihmon në monitorim duke kursyer kohë, kosto dhe kapacitete njerëzore
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës