“Guxim që s’e ka pasur as diktatura”, Vasili: S’do të duan të studiojnë mjekësi
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili mbajti fjalën e tij në Kuvend ndërsa diskutohej për studentët e mjësisë.
Sipas tij studentët jo vetëm që nuk do të pranojnë të qëndrojnë për të punuar 5 vite me detyrim pas përfundimit të viteve akademike, por do të dekurajohen për të studiuar mjekësi dhe ata të rinj që mbarojnë gjimnazin.
“Ftesa e bërë për mos t’u ngutur për këtë nismë vë parlamentin në shinat e procedurave që ndihmojnë ligjet. Ka 3-4 elemente që duhet të shihen. Nuk e zgjidh problemin kjo gjë. Kujtohet mazhoranca pas 10 vitesh dhe shpërbën sistemin universitar me atë guxim që se ka pasur as diktatura. Këtu jemi në kufijtë e budallallëkut. Tërhiquni nga kjo gjë se nuk e zgjidh problemin, por dekurajon studimin në mjekësi,” – u shpreh Vasili.
Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për të miratuar një projektligj, i cili ka të bëjë me një paketë mbështetjeje për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin studimet në Mjekësi të Përgjithshme në institucionet publike të arsimit të lartë.
Sipas këtij projektligji, studentët që do të pranohen në vit të parë në Mjekësi, do të nënshkruajnë një marrëveshje per t’u punësuar për 5 vite në Shqipëri pas përfunidmit të studimeve, duke ju garantuar punësimin dhe politika të tjera lehtësuese. Ndërsa, studentët që janë në proces studimi, do të kenë mundesi zgjedhjeje mes punësimit të sigurt, me detyrimin për të punuar për 3 vite në Shqipëri, nëse janë studentë të vitit të dytë deri në të katërtin; studentët e vitit të pestë dhe të gjashtë me detyrimin për të punuar 2 vite në Shqipëri, ose, në të kundërt, do të paguajnë koston reale të tarifës së studimit për vitet e mbetura.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë