“Rama dhe Kurti do të takohen”, gazetari zbulon orën
Gazetari nga Maqedonia e Veriut, Arben Ratkoceri tha në një intervistë për Euronews Albania se ka informacione se takimi ‘i pakonfirmuar’ mes kryeministrit të Shqipërisë dhe Kosovës do të realizohet.
Sipas tij në orën 16:00 Rama dhe Kurti do të zhvillojnë takimin që ky i fundit e refuzoi pasi tha se s’kishte pse ta realizonte kur u anulua mbledhja e dy qeverive.
“Informacionet e fundit thonë se ata do të kenë një takim rreth orës 16:00 në Prishtinë. Arsyeja e refuzimit për t’u takuar duhet të jetë më e thellë se anulimi i mbledhjes mes dy qeverive. Po, u përdor ndoshta ky si pretekst. Ai konflikti më i madh i zotit Kurti me zotin Rama, besoj që ka filluar që nga Open Balkan ku zoti Kurti ka qenë shumë kundër kësaj iniciative dhe ajo që po shihet është se zoti Kurti ka pasur të drejtë në këtë temë. Në ndërkohë që dhe anulimi i mbledhjes së dy qeverive, edhe pse nuk ka pasur ndonjë arsyetim nga Tirana zyrtare se përse erdhi deri te kjo, në ndërkohë kjo ndërlidhet me disa zhvillime në Kosovë, sidomos në pjesën veriore të Kosovës,” – u shpreh Ratkoceri.
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Shkup mëngjesin e kësaj të enjteje në kuadër të turit të tij në vendet e Ballkanit Perëndimor për përgatitjet për Procesin e Berlinit. Vizita e tij do të vijojë më pas në Kosovë. Në datën 7 korrik, Rama do të vijojë turin e tij në Bosnjë Hercegovinë, më pas në Malin e Zi dhe e përfundon me Serbinë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta