“Do flas me Stoltenberg”- Vuçiç: Kërkoj seancë urgjente në OKB për Kosovën

6 Korrik 2023 | 15:04

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se do të kërkojë një bisedë me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe më pas, një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) për shkak të situatës në Kosovë.

Ai tha se do të kërkojë që Këshilli i Sigurimit të urdhërojë KFOR-in që, bazuar në detyrimet e Rezolutës 12 44 – të parandalojë çdo veprim të mëtejshëm nga strukturat e sigurisë të Kosovës, që “kërcënon jetën, lirinë, sigurinë dhe mbijetesën e serbëve në Kosovë”, për të kryer “çmilitarizimin e të gjitha formacioneve të armatosura”.

Vuçiç shtoi se Serbia bëri gjithçka që mundi për të shtensionuar situatën në Kosovë, por se në Kosovë po kryhet një “aksion i persekutimit dhe spastrimit etnik” të serbëve, i cili është “mirë i organizuar dhe i mbështetur nga një pjesë e komunitetit ndërkombëtar”.

Sipas tij, në Kosovë po bëhet “kriminalizimi i popullit serb”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026