VIDEO| Si i grabiste vilat luksoze në Mykonos banda greko-shqiptare e hajdutëve
Policia greke ka mundur të shkatërrojë një grup hajdutësh grek dhe shqiptarë të cilët kryenin vjedhje të banesave luksoze në ishullin e famshëm të Mykonos-it.
Sipas policisë greke anëtarët e grupit janë vendosur në ishull që prej datës 25 maj dhe vetëm gjatë muajit qershor kanë mundur të kryejnë 14 vjedhje.
Baza e bandës ishte një vilë në zonën e Loulos , të cilën 27-vjeçari grek që drejtonte bandën e kishte marrë me qira për muajt e verës, kundrejt një shume prej 55 mijë euro. Hajdutët kamufloheshin si turistë në ishull dhe gjatë natës kryenin aktivitetin e paligjshëm.
Organizata kriminale u zbulua për shkak të kapjes së një shqiptari më 24 qershor, gjatë një aksioni të policisë pas një vjedhje të raportuar në një rezidencë luksoze.
Hajduti i cili mbante një kasafortë me vete, u kap nga uniformat blu, ndërkohë që dy bashkëpunëtorët e tij mundën të shpëtonin.
Pas kapjes së shqiptarit u dokumentuan 14 vjedhjet e kryera prej grupit, si dhe u gjet baza ku ata shisnin objekte e vjedhura në Athinë.
Autorët kanë marrë para dhe ar me vlerë të madhe, si dhe kasaforta. Me zbërthimin e organizatës kriminale janë zbardhur 14 vjedhje, ndërsa vlera e sendeve dhe parave që kanë hequr llogaritet të kalojë 455.000.00 euro. Sipas njoftimit të policisë, ata kishin marrë para të gatshme 17.810 euro dhe bizhuteri në vlerë prej 437.961 euro.
Mediat greke kanë publikuar dhe një video ku shihet banda e hajdutëve duke vëzhguar me elektrik dore rrjein e sigurisë së një vile luksoze.
LEXO GJITHASHTU:
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 21:00 Paraqitje pozitive ndaj Izraelit, Sherri: Nder dhe krenari të vesh atë fanellë, nuk do e harroj kurrë!
- 21:00 Dy trofe në këtë sezon, Interi “shpërblen” me kontratë të re trajnerin Chivu, detajet
- 20:54 Andoni Iraola emërohet trajneri i ri i Liverpoolit
- 20:44 Parandalohet sulmi me bombë në një aeroport në Kaliforni, arrestohet 49-vjeçari
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë