Kultivonin dhe shisnin kanabis, arrestohen tre të rinj në Durrës

6 Korrik 2023 | 16:28

Tre të rinj kanë rënë në prangat e uniformave blu në Durrës pasi akuzohen për kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin dy kushërinjtë Dorian Lika, Erald Lika dhe Klevi Diva u arrestuan në flagrancë pranë vendit ku kishin kultivuar bimët narkotike.

Policia ka ushtruar kontroll në fshatin Ishëm ku ka gjetur dhe asgjësuar 70 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Ndërsa tre të rinjve iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa e ndarë në disa doza të gatshme për shitje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Policia po punon për të identifikuar dhe kapur edhe persona të tjerë të cilët janë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin

Apeli i GJKKO ka shpallur këtë të premte vendimin për Ilir Selmanin, duke lënë në fuqi dënimin e tij me 28 vite burgim. Selmani akuzohet...
09:20 | 17/07/2026

“Prindërit të ndihen të lehtësuar për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, familja Cani reagon për deklaratën e kryeministrit

Familja e Martin Canit, në një deklaratë për shtyp, ka reaguar ndaj fjalimi të Kryeministrit Edi Rama, ku ditën e djeshme kreu i qeverisë, gjatë...
08:55 | 17/07/2026

Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti

Euronews Albania ka siguruar pamje të tjera nga konflikti i ndodhur në ambientet e Poliklinikës në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër, ku mbeti i plagosur...
07:14 | 17/07/2026