“Tregtari më kërkoi 100 kg shafran në vit”, kultivuesi Ruçi: E pamundur ta siguroja

7 Korrik 2023 | 10:06

Kultivuesi i shafranit në Berat tha për emisionin “Good Moorning Albanians”, se një gram shafran shitet me 2 mijë lekë të reja.

Reald Ruçi tha se të kultivosh shafran nuk është e lehtë pasi do shumë punë dhe është e vështirë edhe për të gjetur parcela.

Ai tha se një tregtar i një linje supermarketesh jashtë Shqipërisë e kishte kontaktuar për të krijuar bashkëpunim, por i kishte kërkuar minimumi 100 kilogram në vit, gjë që sipas kultivuesit ishte e pamundur të realizohej.

“Jashtë na ka ndodhur, kur jemi interesuar për të prodhuar sasi më të mëdha, kemi kontaktuar me një menaxher të një linje supermarketesh jashtë, kur kontaktuam me të për bashkëpunim, kërkesa ishte e jashtëzakonshme.

Ai na tha me sasinë që prodhoni ju, po ta shpërndajmë në supermarketet tona ikën brenda ditës. Ai kërkoi që të prodhonim minimumi 100 kilogram në vit. Kjo ishte një sasi e jashtëzakonshme, pasi është e vështirë edhe për të gjetur parcela, plus edhe kostoja e  bimëve është goxha e lartë.

Për më tepër na ndiqni në kanalin tonë në YouTube

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024