Asgjësohen 894 bimë kanabis në Kukës, procedohen penalisht 2 kryetarët e fshatrave
Policia ka njoftuar se është finalizuar faza e tretë e operacionit “Bjeshkët e Namuna” ku janë asgjësuar nëpërmjet djegies, 894 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në zona të pyllëzuara, në territoret e fshatrave Gjonpepaj, Lekbibaj dhe Mserr.
Për këtë ngjarje do të procedohen penalisht kryetarët e fshatrave Gjonpepaj dhe Lekbibaj, si dhe përgjegjësit e shërbimit pyjor të këtyre dy fshatrave, për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre.
“Në vijim të kontrolleve antikanabis, me shërbime nga toka dhe me dronë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës kanë finalizuar fazën e tretë të operacionit policor të koduar “Bjeshkët e Nemuna”, në kuadër të të së cilës:
-në fshatin Gjonpepaj janë gjetur të kultivuara 178 bimë narkotike cannabis sativa;
-në fshatin Mserr janë gjetur të kultivuara 428 bimë narkotike cannabis sativa;
-në fshatin Lekbibaj janë gjetur të kultivuara 288 bimë narkotike cannabis sativa.
Bimët narkotike, pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.
Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasit P. U. dhe S. S., kryetarë të fshatrave Gjonpepaj dhe Lekbibaj; A. Q. dhe Gj. P., përgjegjësit e shërbimit pyjor në këto dy fshatra, të dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
Vijojnë veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorëve të këtyre rasteve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”,-thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve