Rama konferencë nga Bosnja, Borjana Krišto: Me Shqipërinë s’kemi kurrëfarë problemi

7 Korrik 2023 | 12:28

Në kuadër të turit ballkanik, kryeministrit Edi Rama, u ndal mëngjesin e kësaj të enjteje në Bosnjë Hercegovinë, ku mbajti dhe një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryetaren e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhd Hercegovinës, Borjana Krišto.

Në fjalën e saj Kristo vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes Bosnjës dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe theskoi se dialogu mes dy vendeve dhe bashkëpunimi duhet të vijojë.

“Marrëdhëniet tona janë në rregull dhe nuk kemi kurrëfarë problemi. Ky bashkëpunim duhet të përmbajë dhe dialogun e përbashkët dhe shpresojmë që dhe në të ardhmen do kemi një bashkëpunim të mirë. Në këtë takim informovava kryeministrin e Shqipërisë në lidhje me situatën politike në Bosnjë dhe si funksionojnë çështjet tek ne”, tha Kristo.

Kryetaren e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës theksoi gjithashtu se i prezantoi kryeministrit Rama dhe iniciativat e Bosnjës që priten të paraqiten në Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në mesin e muajit tetor në Shqipëri.

“Kemi parashikuar 5 çështje që duhet t’i paraqiten Këshillit Evropian. Theksohet bashkëpunimi rajonal me theks të veçantë në Procesin e Berlinit. Lidhur me këtë ne kemi informuar presidentin dhe iniciativat që kemi marrë lidhur me takimin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë. Dy iniciativa nuk kemi arritur për t’i bërë dhe nuk jemi të gatshëm, lidhur me tregun e përbashkët dhe lëvizjen e lirë, jemi duke punuar që dhe këto të bëhen aktuale”, tha Krišto.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026