“Duhet qasje e re për rajonin”, Rama nga Bosnja: Së shpejti do hapet ambasada e re

7 Korrik 2023 | 12:36

Në kuadër të turit ballkanik, kryeministrit Edi Rama, u ndal këtë të enjte në Bosnjë Hercegovinë, ku mbajti dhe një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryetaren e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës, Borjana Krišto.

Ai tha se me kryeministren kishte biseduar edhe rreth samitit që do të zhvillohet në tetor në Tiranë, duke thënë se 6 vendet do të kërkojnë të kenë një mbështetje më të madhe financiare nga BE-ja.

Rama tha gjithashtu se së shpejti Shqipëria do të ketë ambasadën e saj në Bosnjë-Hercegovinë.

“Në radhë të parë e urova kryeministren për konsensusin e ndalimit të duhanit në këtë godinë dhe uroj që ky të jetë një shembull se si të gjitha vendimet kaq të rëndësishme për mirëqenien e përbashkët duhet të zbatohen. Ne jemi duke përgatitur hapjen e ambasadës shqiptare në Bosnjë Hercegovinë.

Këtu jeton një komunitet shqiptar dhe mua më vjen shumë mirë të them se ky komunitet i ka ta garantuara të drejtat e veta fetare, gjuhësore, e të drejtat të cilat i ka të miratuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Nga ana tjetër nuk është sekret që republika e Shqipërisë mbron edhe interesat e shqiptarëve në Kosovë dhe në vendet e tjera dhe unë jam shumë i interesuar që marrëveshja e Berlinit e për më tepër lëvizja e lirë me karta identiteti për qytetarët shqiptarë të Kosovës duhet të zbatohet.

Unë dëshiroj të besoj se sikundër vetë Serbia i ka firmosur ato marrëveshje edhe Bonsnjë-Hercegovina do e bëjë. Nga ana tjetër erdha këtu për të informuar kryeministren për të informuar mbi atë që ne duam të bëjmë për procesin e Berlinit në tetor në Tiranë dhe se si ne duam ta shfrytëzojmë samitin e Tiranës si një samit ku do të marrë jetë plani i një finacimi të ri nga BE për këto 6 vende.

Ne e mirëkuptojmë mbështetjen që Bashkimi Europian i jep në çdo aspekt Ukrainës dhe nuk ka vend për krahasime, por është e domosdoshme që edhe me 6 vendet tona në Ballakanin perëndimor të ndërtohet një qasje e re.

Nuk besoj se ne duhet të fillojmë ndonjë luftë apo të na vijë ndonjë agresor për të marrë më shumë mbështetje. Bashkimi Europian duhet të na mbështesë edhe më shumë duke na dhënë provën se sjellja e mirë shpërblehet, se vullneti për të ndërtuar paqe shpërblehet, se vullneti për të lënë pas të shkuarën e për të parë të ardhmen shpërblehet”,-tha kryeministri Rama.

Për më tepër na ndiqni në kanalin tonë në YouTube

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026