Kryetari i Zveçanit shkarkon nënkryetaren serbe: Tejkaloi kompetencat

7 Korrik 2023 | 16:02

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci ka shkarkuar nga detyra nënkryetaren e komunës Sladjana Pantovic.

Ai tha se këtë vendim e ka marrë pasi ajo s’i ka përmbushur detyrat e ka tejkaluar kompetencat.

“Sot kam vendosur që ta shkarkoj nga detyra nënkryetaren e komunës, zonjën Sladjana Pantovic. Ky vendim vjen si pasojë e mospërmbushjes së detyrave nga ana e saj, tejkalimit të kompetencave, si dhe mos punës në shërbim të të gjithë qytetarëve të komunës”, ka njoftuar kryetari Peci në Facebook.

“Pavarësisht kësaj, unë do të vazhdoj të punoj dhe shërbej bazuar në obligimet, detyrat dhe kompetencat e mia si kryetar i të gjithë qytetarëve të Komunës së Zveçanit, pa dallim”, shton ai.

Pantovic ishte emëruar nënkryetare e Zveçanit nga kryetari Ilir Peci. Ajo ishte edhe kandidate për kryetare të kësaj komune në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026