“S’kemi nevojë për heronj në Ballkan”, Rama thumbon Kurtin nga Podgorica
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç në Podgoricë, tha se Shqipëria dhe Mali e Zi janë në një linjë politike kundër çdo konflikti në rajon.
Ai theksoi se si Shqipëria dhe Mali i Zi janë të gatshëm të bashkojnë forcat për të shmangur çdo lloj konflikti në rajon, nga kushdo qoftë.
Rama u shpreh se rajoni nuk ka nevojë për heronj, por për modele që frymëzojnë për paqe mes njerëzve.
“Jemi jo vetëm në një politikisht por çdo gjë që provon sherr dhe konflikt në rajonin tonë për ne është problem dhe ne nuk jemi të gatshëm të bëhemi pjesë, por të bashkojmë forcat për t’ju kundërvënë. Duam paqe për njerëzit, jo përralla me heronj. Heronjtë i përkasin të shkuarës. Ne nuk kemi nevojë për heronj të rinj në rajonin tonë por modele të reja që frymëzojnë për të qenë në paqe”, tha Rama.
Rama lajmëroi se në 17 korrik do të zhvillohet takimi informal me përfaqësues nga Komisioni Europian dhe liderët e Ballkanit Perëndimor.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)