Kriza që po kalon futbollit gjerman, Schweinsteiger gjen fajtorin

7 Korrik 2023 | 18:24

Gjermania po kalon një krizë të plotë rezultatesh, ndërsa edhe e ardhmja duket në dyshim. Madje sipas asaj që raportojnë mediat gjermane, edhe trajneri Flick është në prag të largimit në Di Manshaft. I fundit që ka reaguar në lidhje me formën aktuale të panzerave është ish-mesfushori Bastien Schweinsteiger, për të cilin fajin e ka futbolli i Guardiolës.

 “Kur mbërriti në Gjermani, të gjithë ishin të mendimit se duhej të luanim këtë lloj futbolli të fokusuar në pasime të shkurtra, por ajo që ndodhi në fund ishte se ne humbëm vlerat tona. Mendoj se kombet e tjera na kanë konsideruar gjithmonë një ekip luftarak, që gjithmonë ka vrapuar deri në fund. Mendoj se e kemi humbur atë virtyt gjatë shtatë apo tetë viteve të fundit, sepse thjesht e kemi harruar. Ne ishim më të përqendruar në pasimin e topit bukur,” – tha ai.

Bastien Schweinsteiger është konsideruar një ndër lojtarët më të mirë në histori, duke fituar botërorin në 2014ën e numëron 121 paraqitje me panzerat. Sa i përket kombëtares së Gjermanisë, jo vetëm ekipi A, por edhe 21-vjeçarët dështuan në fazën e grupeve në kompeticionin e fundit, duke shtuar edhe më tej kritikat.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026