Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
“Puna nuk mban më”- Zbardhet biseda e tensionuar në telefon mes fiseve Rraja e Maja
Euronews Albania ka siguruar telefonatën e Jashar Majës me bashkëpronarin e gurores në Borizanë Fredi Karaj, përpara se të ndodhte konflikti në Fushë-Krujë.
Në përgjimin e transmetuar në emisionin ‘Review’ duket se dy fiset janë konfliktuar edhe verbalisht përmes telefonit me njëri-tjetrin.
Në bisedë pjesëtari i fisit Maja i ka kërkuar që të punojnë më me avash, ndërkohë Rraja i është përgjigjur që dëmeve të shkaktuara do t’iu përgjigjet por u kërkoi të mos i afrohen më gurores.
Ajo që vihet re është se në momentin që është zhvilluar biseda, Rraja ka qenë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Pjesë nga biseda:
Jashari: O Fredi, Jashari jam, si kalove? Vallahi tani ka shkuar puna ku nuk mban më!
Fredi: O Jashar a të flas pak…
Jashari: Dëgjo Fredi, policia tani është këtu në vendngjarje, denoncimin e kanë çuar pa ditur gjë ne, e kanë çuar ca të tjerë, tani nuk të duron kush. Hajde shihe, hy gishti në mur!
Fredi: Në rregull, çfarë dëmi të ju kem bërë, do të sjellë ekspertizën.
Jashari: Jemi 70 burra këtu, pse nuk vjen për të na dhënë përgjigje!
Fredi: Jam në Tiranë, jam në Drejtori të Policisë. Do ju përgjigjem çfarë dëmi të ju kem bërë, me më ardhur dhe njëherë në gurore, ke për të më njohur…
Jashari: Bilbil Maja të njeh shumë mirë se kush je, dhe unë të njoh shumë mirë se kush je.
Fredi: Të thashë të përgjigjem
Jashari: Po të flasë në mënyrë njerëzore, Bilbilin e njoh unë.
Fredi: Nuk afroheni më në gurore time.
Jashari: Jam në guroren time, se jam në shtëpi time, në oborrin tim.
Fredi: Ti nuk afrohesh më në gurore.
Jashari: E provojmë kush afrohet.
Fredi: Nuk ke për ta parë me guroren ti dhe asnjë, ama të përgjigjem.
Jashari: Hajde pra shihe që nesër në mëngjes shtëpinë time.
Fredi: E shoh unë shtëpinë tënde
Jashari: Pse nuk vini, pse nuk sjellë cubin këtu. Tur Bushin a kush është ai.
Fredi: Nuk ka lidhje ai, jemi ne.
Jashari: Hajt.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës