Studentja e mjekësisë përplaset me zv. ministren: Po na i fundosni ëndrrat
Studentja e mjekësisë, Dea Guri debatoi me zv.ministren e Shëndetësisë Etleva Kolovani lidhur me pr.ligjin e miratuar pak ditë më parë që i detyron ata të shërbejnë 5 vjet në Shqipëri.
Zv. ministrja u shpreh se pr.ligji i miratuar nuk ja vështirëson jetën Deas dhe studentëve si ajo, ashtu siç pretendojnë, pasi me të mbaruar vitin e gjashtë shteti do t’i ofrojë punë të shërbejë në spitale për t’i shërbyer vendit të saj.
Sipas studentes, me këtë vendim, qeveria është duke fundosur ëndrrat e studentëve të mjekësisë për t’i shërbyer publikut.
“Siç i nxjerr qeveria vendimet brenda ditës ne tani duhet të firmosim për të papriturat. Ajo që më bën habi është që gjithë kjo procedurë e përshpejtuat po paraqitet si atdhedashuri. A s’e mendoni se këta mjekë kanë nevojë t’i nxisni, t’i motivoni? A nuk mendoni se kjo ëndrra jonë alla shqiptare duhet të jetë e mirështruar. A s’e mendoni se kur të na çoni nëpër Shqipëri s’keni qendra shëndetësore. A nuk mendoni se nuk do pranonit këto kushte për fëmijën tuaj?” iu drejtua studentja zv/ministres.
“Për sa kohë jam mjeke vetë, kam punuar vite të tëra, kam kontribuar 26 vjet në atdheun tim. Ato për të cilat Dea flet i njoh shumë mirë se kam pasur lidhje të fortë me studentët. Ëndrrat e Deas janë shumë të bukura për të shërbyer. Nëse Dea s’e përmbush detyrimin, do ta tërheq diplomën pasi ta ketë plotësuar detyrimin”, u përgjigj zv.ministrja.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje