Deklarata e fortë e gazetarit: Policia fshehu ngjarjen e gurores, reagoi pas videos

10 Korrik 2023 | 08:28

Policia ka bllokuar guroren në fshatin Borizanë të Krujës pas ngjarjes së rëndë të dhunimit të 2 anëtarëve të fisit Maja nga fisi Rraja.

Ky vendim u mor pas inspektimit të bërë në këtë subjekt deri në përgatitjen e dokumentacionit dhe vlerësimit të tij. Po ashtu u bë këqyrja e 9 banesave, të cilat dyshohet se janë dëmtuar nga aktiviteti i kësaj guroreje.

Gazetari Igli Çelmeta tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albanian se, fillimisht ngjarja u raportua nga policia si një konflikt i rëndomtë dhe vetëm pas daljes së videos që tregonte dhunën barbare ndaj anëtarëve të fisit Maja nisën lëvizjet.

“Gurorja nuk është mbyllur, është bllokuar përkohësisht. Ka dy bashkëpronarë, por është në pronësi të fisit Rraja. Videoja është filmuar nga vetë Rrajat dhe ka dalë prej tyre person pas personi deri sa ra në dorë të medias. Policia e ka bërë njoftimin zyrtar pas 6 orësh. Ngjarja ka ndodhur në orën 11:00, e kam kontaktuar policinë në orën 16:00 dhe policia e fshehu ngjarjen. Nëse nuk do ishte publikuar videoja nuk do bënte bujë. Policia e raportoi vetëm si një konflikt banal. Vetëm pas këmbënguljes së medias dhe publikimit të videos nga media reagoi policia, por përsëri fshehu disa persona të përfshirë në ngjarje, njëri prej tyre djali i ish-deputetit të PS”, tha gazetari.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024