Reali zëvendëson Ancelottin, kthen në shtëpi ish-mesfushorin, puna nis në vitin 2024
10 vite pas largimit si futbollist, Xabi Alonso do të rikthehet tek Real ii MAdridit, por këtë herë si trajner i los blancos.
Ish-mesfushori spanjoll ka arritur akordin me drejtuesit e klubit, ndërsa do të nisë punën në vitin 2024, atëherë kur i përfundon kontrata me Bayer Leverkusenin. Ancelotti janarin e ardhshëm do t’i bashkohet kombëtares së Brazilit, ndërsa klubi ka menduar që pasuesin ta gjejë brenda familjes.
Alonso është një emër i njohur sa i përket futbollit të luajtur, ku ka kaluar 5 vite në Madrid, më pas në Mynih, ndërsa më parë ka veshur fanellën e Liverpoolit. Sa i përket trajningut është një trajner i ri, i cili ende nuk ka drejtuar një ekip me peshë aq të madhe e objektiva si të Realit, ndërsa eksperienca e parë si profesionist është ajo tek gjermanët e Leverkusenit. Viti i tij i parë në klub ishte i suksesshëm, duke i dhënë kështu një indicie bordit drejtues të Los Blancos.
Kanë qenë këta të fundit që në mënyrë unanime kanë vendosur për Alonson, ndërsa puna do të nisë në vitin 2024. Kujtojmë se Alonso krahas trofeve të fituar me Realin, Bayernin apo Liverpoolin, mes tyre dhe Champions League është dhe një fitues i kampionatit botëror me Spanjën në vitin 2010.
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq