Ahmetaj në burg? Arian Çani: Ishte e pritshme, dëshmor i drejtësisë së re

10 Korrik 2023 | 21:41

Gazetari Arian Çani është shprehur se kërkesa për arrestimin e Arben Ahmetajt ishte e pritshme, vetëm se nuk dihej data.

Në një intervistë për emisionin ‘Now’ në  Euronews Albania, ai tha se në fund do të vendos Gjykata, ndërsa theksoi se Ahmetaj është dëshmor i drejtësisë së re.

Më tej Çani nënvizoi se çështja e Ahmetajt është episod i një seriali të gjatë.

“E pritshme ishte, vetëm se nuk dihej data. Ajo që vendos në fund të kësaj është Gjykata. Deri në këto momente ai është i pafajshëm. Unë do i përkisja turmës së madhe që të varet. Po ta hedhësh individin te turmat, turmat e shqyejnë. Popullin mos e fut fare në këtë mes. Populli po të donte që vendi të ndryshonte do mbushte rrugët. Kjo histori që ne po shohim është episodi i një seriali të gjatë. Këta njerëz janë dëshmorët e drejtësisë së re, do të ketë të tjerë mbrapa. Për t’i dhënë legjitimitet kësaj drejtësie duhet të ketë dëshmorë, nuk ka rëndësi nëse janë të fajshëm apo të pafajshëm”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026