“Rama po fiton pikë”, Çani: Ja kur do të hyjë Shqipëria në një epokë të re politike

10 Korrik 2023 | 21:49

Gazetari Arian Çani është shprehur se Shqipëria do të hyjë në një epokë të re politike në momentin që preken një nga katër ose tre figurat kryesore në Shqipëri.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai theksoi se me arrestimet që po bëhen nga PS, kreu i qeverisë po fiton pikë.

Më tej ai theksoi se pas figurave politike të PS, SPAK do kalojë dhe nga opozita.

“Shqipëria do të hyjë në një epokë të re politike në momentin që preken një nga katër ose tre figurat kryesore në Shqipëri, kryeministri, kryetari i opozitës dhe ndonjë kryetar tjetër opozite. Deri në momentin që këta nuk preken, nuk ka rëndësi fare kush vete në burg. Rama vetëm fiton pikë sepse po i thotë popullit që po pastron kancerin nga trupi i tij. Kjo nuk është rastësi, pas njerëzve të Ramës do fillojë radha dhe nga ata të opozitës. Drejtësia nuk është e pavarur, kushdo që e mendon këtë është ose naiv ose idiot. E gjitha është me regji qendrore.”- tha Arian Çani.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026