Si të përballoni vapën? Kardiologu jep këshillat: 1 gotë ujë çdo 1 orë dhe…
“Një gotë ujë çdo një orë”, kjo ishte këshilla e kardiologut Novruz Çaushaj i cili ishte i ftuar mëngjesin e kësaj të martë në “Good Morning Albanians”, në Euronews Albania.
Ai foli për problemet që temperaturat e nxehta mund të shkaktojnë në shëndetin tonë, si dhe dha disa këshilla të cilat ai i quajti të domosdoshme.
Ai tha se edhe me veshjen duhet të kemi kujdes që të jenë të lirshme dhe të pambukta, ndërsa syzet dhe kapelja nuk duhet të mungojnë.
“Veshje pambuku, kapele, syze, janë elementë të domosdoshëm, gjithashtu dushi, freskimi. Po ashtu nëse temperaturat kalojnë 37-38 gradë është e këshillueshme një gotë uji çdo një orë. E në raste si kjo i El Ninjos, duhen dy gota ujë në një orë. Kjo është domosdoshmëri”,-tha kardiologu Çaushaj.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet