“E mbrojti në komisionin hetimor Ahmetajn”, Dyrnjaja: Pse SPAK-u s’heton Ramën?
Gazetari Denis Dyrnjaja ishte këtë të hënë në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania për të folur rreth kërkesës së SPAK për të arrestuar ish-zëvendës kryeministrin Arben Ahmetajn.
Ai tha se Arben Ahmetaj nuk është i vetmi që duhet hetuar dhe se SPAK-u duhet t’i bëjë akuzat tamam e t’i hetojë të gjithë.
Dyrnjaja tha se edhe kryeministri Rama nuk mund të dalë pa asnjë përgjegjësi, pasi përveçse e promovoi Ahmetajn, ai dhe të tjerë dolën edhe e mbrojtën në komision hetimor atë.
“Ky Ben Ahmetaj është i fajshëm, po i bëjmë gjyqin, po i sekuestrojmë edhe pasurinë, 12 vite maksimumi në burg, po ky Edi Rama që e promovoi, që e mbrojti në komisionin hetimor bashkë me të tjerët ka ndonjë përgjegjësi te kjo histori?
Ose është i fajshëm Arben Ahmetaj bashkë me Edi Ramën, se vendimi është kolegjial nuk është i Arben Ahmetaj. Prandaj e godas SPAK ose bëje akuzën tamam e meri të gjithë me themel ose mos u merr me gjueti shtrigash”,-tha Denis Dyrnjaja
Për të ndjekur live emisionin klikoni këtu
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”