Dyrnjaja: Balla ka qenë në çadrën e Gramoz Ruçit, pse Rama e bëri Ministër

10 Korrik 2023 | 23:06

Gazetari Denis Dyrnjaja foli në lidhje me dekretimin e Taulant Ballës si Ministër të Brendshëm.

Në një intervistë për emisionin ‘Now’ në Euronews Albania ai tha se Blla ka qenë gjithmonë në çadrën e Gramoz Ruçit, duke shtuar se ai ka mbajtur një profil të kujdesshëm për të ngjitur shkallët e pushtetit.

Më tej ai theksoi se Rama caktoi Ballën në këtë post në mënyrë që të ketë diversion brenda partisë.

“Nuk matet krimi në Shqipëri me statistika. Balla ka mbajtur një profil të kujdesshëm shumë të ulët, për  të ngjitur shkallët e pushtetit dalëngadalë. Ka qenë gjithmonë në çadrën e Gramoz Ruçit. Nuk i ka hypur vetja në qejf për ta tejkaluar Gramoz Ruçin derisa ishte ai në fuqinë e vet politike. Balla duroi shumë derisa i erdhi pushteti. Balla është një lojtar politik, që ka krijuar shumë armiq në PS. Rama e bëri këtë sepse deshiron të ketë diversion brenda partisë së vet”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026