“Nuk je keq si fillestare!” Gazetarja e Euronews mjel lopën në fermë…

11 Korrik 2023 | 09:27

“Good Morning Albanians” ishte këtë të martë brenda ambienteve të fermës së Universitetit Bujqësor të Tiranës  për ta njohur më tepër me mënyrën se si funksionon kjo fermë didaktike.

Ferma në fjalë përdoret për blegtorinë dhe bujqësinë, për të bërë ilustrime të nevojshme për studentët, për praktikat mësimore.

Gazetarja e Euronews Albania Ledjana Braçja, vendosi të merrte pak më shumë informacione dhe të bënte edhe pak praktikë, ajo “iu përvesh punës” në fermë dhe mori pjesë në mjeljen e një lope.

Rezart Postoli, dekani i Universitetit Bujqësor të Tiranës i cili e shoqëroi gazetaren përreth fermës, i tha asaj se nuk ishte keq si fillestare, por kur ajo e pyeti se sa kohë do t’i duhej për të mjelë lopën i tha se do i duhej ca…

“nuk je keq si fillestare, se kështu nisin të gjithë. Kështu si po e mjel ti ama do të duhen diku te 15 minuta të mbarosh një lopë”,-tha Rezart Postoli.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024