“Ahmetaj, përfitime nga inceneratorët”, Tabaku: I dorëzova SPAK 20 CD me prova
Deputetja Jorida Tabaku tha në një deklaratë për mediat se në lidhje me inceneratiorët, Partia Demokratike ka bërë mbi 11 padi në SPAK, 50 persona janë akuzuar ndërsa 21 janë para drejtësisë.
Ajo tha gjithashtu se ka dorëzuar në SPAK në emër të partisë Demokratike mbi 20 CD me prova dhe fakte të siguruara gjatë komisionit hetimor të mbajtur për inceneratortët.
“I kam vendosur SPKA në dispozicion mbi 20 CD me prova dhe fakte. SPAK ka marrë të zbardhura të gjitha dëshmitë e të gjithë personave që kanë dëshmuar në tre javët e fundit në këtë komision. Kur flasim për një qeverisje të kapur duhet të kemi parasysh aferën e inceneratorëve.
Aty shteti është vendosur në shërbim të një grupi të strukturuar kriminal duke i shërbyer atij dhe duke i vendosur në dispozicion çdo instancë të qeverisë dhe të administrimit publik atyre dhe nevojave të tyre”,-tha Tabaku.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJTIHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk