Agjenci Kombëtare për Kanabisin, do japë lejet dhe do kontrollojë procesin
Projektligji i ri për “Kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës kanabis dhe prodhimit të nënprodukteve të saj, për qëllime mjekësore dhe industriale” i propozuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministria e Brendshme, pas nismës së Këshillimit Kombëtar, do të lejojë përdorimin për eksport të bimës së kanabisit për përdorim mjekësor dhe industrial.
Për të kontrolluar mbarëvajtjen e këtij procesi do të ngrihet edhe një agjenci e posaçme në nivel kombëtar.
Agjencia e Kontrollit të Kanabisit do të jetë një agjenci buxhetore që do të ketë për mision mbikëqyrjen, kontrollin e përpunimin e bimës së kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të saj, për qëllime mjekësore dhe industriale.
Ajo do të organizojë procedurat për dhënien e licencave, sipas rregullave të përcaktuara në këtë ligj, do të mbikëqyrë veprimtarinë e subjekteve të licencuara; do të bashkëveprojë me të gjitha organet kompetente me qëllim realizimin e objektivave dhe detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare, do të bashkëpunojë me Qendrën Europiane për Monitorimin e Drograve dhe Varësisë dhe Bordin Ndërkombëtar të Kontrollit të Narkotikëve.
Kjo agjenci do të ketë në përgjegjësinë e saj administrimin e regjistrit të të dhënave në nivel kombëtar. Ajo do të ketë në funksion e saj edhe ngritjen e Komisionit të Licencave për Shqyrtimin dhe Vlerësimin e Kërkesave të paraqitura për marrjen e licencës për kultivimin e kanabisit, si dhe lëshimi i autorizimeve për eksportin e kanabisit industrial dhe nënprodukteve.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk