“Perëndimi është çmendur”- kërcënon Medvedev: Lufta e Tretë Botërore po afrohet

12 Korrik 2023 | 09:59

Ish-kryeministri rus Dmitry Medvedev ka akuzuar NATO-n se po afron Luftën e Tretë Botërore duke i dhënë ndihmë ushtarake Ukrainës.

Medvedev tha se paketa e re e mbështetjes së aleancës perëndimore për Ukrainën nuk do ta pengojë Moskën nga arritja e qëllimeve të pushtimit të saj.

“Perëndimi krejtësisht i çmendur nuk mund të dilte me asgjë tjetër. Në fakt, është një rrugë pa krye. Lufta e Tretë Botërore po afrohet”, ka komentuar ai përmes Telegramit në ditën e parë të samitit të NATO-s.

Premtimi i Perëndimit për të mbështetur Kievin përfshin furnizime të mëdha me armë dhe municione të avancuara.

“Çfarë do të thotë e gjithë kjo për ne? Gjithçka është e qartë. Operacioni ushtarak special do të vazhdojë me të njëjtat qëllime,” tha Medvedev.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se Moska do të përdorë armë “të ngjashme” nëse SHBA-ja furnizon Ukrainën me bomba thërrmuese – një deklarate që Medvedev i bëri jehonë të martën.

Ai tha se Moska tani duhet të përdorë “armë çnjerëzore” duke lënë të kuptohet se Kievi tashmë i kishte përdorur ato në vijën e frontit.

Të dyja palët ndërluftuese kanë akuzuar vazhdimisht njëra-tjetrën për përdorimin e municioneve thërrmuese gjatë rrjedhës së luftës.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026