Ekskluzive| Gërvalla shpjegon marrëveshjen me BE për shtensionimin e situatës
Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania tha se dakordimi mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për 4 çështjet nuk është tërheqje e Albin Kurtit dhe e qeverisë së Kosovës.
Gërvalla u shpreh se kërkesat e mëhershme të BE ndaj Kosovës ishin të tepruara dhe të papranueshme në momentin kur janë artikuluar.
Ajo përmendi kërkesën për tërheqjen e policisë nga komunat në Veri, që siç tha nuk mund të pranohej në kohën kur në këto komuna sundonte dhuna.
“Që në ditën e parë ku Serbia ka nisur të reagojë dhunshëm përmes grupeve ekstremiste kemi thënë që prania e policisë nuk është qëllim në vetvete, por domosdoshmëri nisur nga situata. Marrëveshja është që menjëherë të largohet 25 për qind e policisë jo nga Veriu por ndërtesat dhe zonat rreth tyre. Nuk ka nevojë për polici nëse nuk nevojitet. Nuk është tërheqje e Kurtit, por maturi dhe mençuri në gjetjen e zgjidhjeve me partnerët. Kërkesat kanë qenë të tepruara dhe s’e kemi ndjerë veten komodë. P.sh, largimi në atë kohë i policëve kur aty ka pasur dhunë masive nuk ishte gjëja e duhur. Ka pasur shumë më tepër kërkesa ditën e parë, si tërheqja e menjëhershme e kryetarit të Leposaviçit”, tha Gërvalla.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gërvalla përshëndet vendimin e SHBA për Vulin: Të njëjtën gjë të bëjë dhe BE
- BE tigër prej letre pa SHBA-të- Gërvalla shpjegon deklaratën që ngjalli debat
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë