“Po heshtim se respektojmë drejtësinë”, Manja-opozitarëve: Ju po i shërbeni krimit

13 Korrik 2023 | 11:14

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha në seancën plenare të kësaj të enjte se duke kërkuar që ndryshohet rendi i ditës, deputetët e opozitës po i shërbejnë krimit.

Ai tha se heshtja e deputetëve socialist për rastin e Ahmetajt, vjen pasi ata respektojnë drejtësinë dhe rasti i tij është një punë që tashmë i takon organeve të drejtësisë, ndërsa parlamenti duhet të vijojë me punën që i takon.

“Kërkoj që të vazhdojmë me rendin e ditës, sepse heshtja jonë sot ka të bëjë me respektin për drejtësinë, por jo me respektin për një pjesë të këtyre kolegëve këtej sepse kur të vijë puna të na bëjnë moral për ndershmërinë, për politikën dhe për drejtësinë një pjesë e juaja këtej është fundi i parlamentarizmit.

Heshtja jonë ka të bëjë vetëm me atë për të cilën në korrik të vitit 2016 u pajtuam për të votuar reformën në drejtësi. Kjo që bëni ju sot të nderuar kolegë, është shërbimi më i mirë që i bëni anti-shtetit, që i bëni krimit. Këto porosi i keni marrë nga krimi dhe mesazhin e krimit po kërkoni ta përcillni në sallën e parlamentit. Zonja kryetare, drejtësia të vazhdojë me punën e vetë, ky parlament të merret me punën që i takon”,-tha Ulsi Manja.

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026