Përplasja fizike në Kuvendin e Kosovës, Berisha: Shpreh keqardhjen time
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me përplasjen fizike në Kuvendin e Kosovës, ku deputetët e opozitës sulmuan me grushte kabinetin e kryeministrit Albin Kurti dhe atë vetë gjatë kohës që po fliste në Kuvend.
Berisha në fjalën e tij theksoi seshpreh keqardhjen në lidhje me pamjet që vijnë nga Kosova. Ish-kryeministri theksoi se kurrësesi në asnjë parlament nuk duhet të ndodhin skena të tilla dhune.
Pjesë nga deklarata:
Pyetje: Z.Berisha duke qenë se jeni 32 vite në Parlament, dhe një person me karrierë të gjatë politike në Kosovë ditën e sotme ka ndodhur një akt i rëndë, Kryeministri Kurti është sulmuar fizikisht në Kuvend nga deputetët e opozitës dhe ka ndodhur një përleshje fizike mes opozitës dhe qeverisë atje. Si e komentoni dhe a keni një thirrje për kolegët tuaj në Kosovë gjithmonë në cilësinë e një personi që ka vite në karrierë politike dhe është përballur me shumë situata?
Berisha: Absolutisht, shpreh keqardhjen time të thellë për sulme fizike. Ato nuk duhet të ndodhin kurrësesi në asnjë parlament, dhe sulmet fizike nuk janë zgjidhja e kundërshtimeve midis qeverisë dhe opozitës në parlament.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Ddisa të plagosur (VIDEO)
- 14:13 Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
- 13:51 Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë