VIDEO| Vritet në pikën e karburantit 50-vjeçari shqiptar, ishte në kafe me autorin

13 Korrik 2023 | 14:24

Një 50-vjeçar shqiptar është vrarë në një pikë karburanti në qytetin e Selanikut nga një bashkëatdhetar i tij.

Mediat greke kanë publikuar dhe pamjet e rënda të vrasjes, ku 50-vjeçari shihet teksa qëllohet me 3 plumba nga bashkëatdhetari i tij.

Sipas mediave greke, dy shqiptarët janë përplasur për mosmarrëveshje financiare. Ata mësohet se ishin miq dhe të njohur në zonën ku ka ndodhur ngjarja.

Autori dhe viktima kanë qenë ulur së bashku në të njëjtën kafene përpara ngajrjes ku kanë debatuar me njëri tjetrin.

Pas largimit nga kafeneja ata kanë shkuar në një pikë karburanti ku kanë vijuar debatin. Siç shihet dhe nga pamjet, autori qëndron në makinë teksa vijon debati me viktimën i cili ndodhet jashtë. Në një moment 50-vjeçari tenton ta qëllojë nga jashtë makinës, por kundërpërgjigjjja me armë bën që ai të ndërrojë jetë në vend.

“Njëri nga të dy doli nga automjeti i tij dhe qëlloi tjetrin me armë dhe u zhduk, para syve të tmerruar të kalimtarëve”, ka thënë për mediat greke një dëshmitar.

Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në rrugën Solonos, në zonën lindore të Selanikut, mesditën e kësaj të enjteje.

 

Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU! 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026