Bllokimi i varkave në liqenin e Komanit, operatorët-kryebashkiakut: Na gjej zgjidhje

13 Korrik 2023 | 20:13

Të mërkurën policia e Shtetit filloi me zbatimin e planit të koduar “Lundrimi i sigurt”, ndërsa u sekuestruan në liqenin e Komanit disa mjete lundruese të cilat përdoreshin për transport turistësh, por dhe për lëvizjen e banorëve të Komanit në drejtim të banesave të tyre.

Pas këtij aksioni banorët e Komanit dhe drejtuesit e bizneseve në luginën e Shalës protestuan në hyrje të bashkisë së Vaut të Dejës dhe kërkuan të priteshin nga kryetari i bashkisë Kristjan Shkreli.

Një kërkesë e tillë u miratua nga kryetari i kësaj bashkie i cili i priti banorët në zyrën e tij.

Banorët shprehën shqetësimet e tyre duke theksuar se një aksion i tillë po dëmton shumë turizmin në luginën e Shalës.

Në përmbyllje Shkreli premtoi mbështetje maksimale për banorët ndërsa tha se mjetet e konfiskuara do u kthehen pronarëve.

Ky nuk është aksioni i parë në liqenin e Komanit pasi dhe 2 javë më parë u konfiskua nga policia e shtetit 1 traget dhe 10 mjete të tjera lundrimi artizanale ndërsa poseduesit e mjeteve u ndëshkuan me gjobë në vlerën 10 mijë lejë të reja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026