Biden thotë se nuk ka asnjë perspektivë reale që Rusia të përdorë armë bërthamore
Joe Biden ka thënë se nuk ka asnjë perspektivë reale që Vladimir Putin të përdorë armë bërthamore kundër Ukrainës apo Perëndimit.
“Jo vetëm Perëndimi, por Kina dhe pjesa tjetër e botës kanë thënë: mos shkoni atje,” tha zoti Biden në një konferencë shtypi në Helsinki me presidentin finlandez Sauli Niinisto.
Presidenti amerikan po komentonte mundësinë e një sulmi bërthamor në mes të paqëndrueshmërisë në rritje në Moskë.
Ndërsa NATO rrit mbështetjen për Ukrainën, zyrtarët rusë po përgjigjen, me ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov që tha se ofrimi i avionëve luftarakë F-16 do të trajtohet nga Kremlini si një “kërcënim bërthamor” pasi avioni është i aftë të mbajë koka bërthamore.
Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus Dmitry Medvedev kishte pohuar se rritja e mbështetjes së NATO-s për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West