Prokuroria në Serbi do t’i kërkojë SHBA-së prova për rastin e Vulinit
Prokuroria Publike kundër Krimit të Organizuar në Beograd ka njoftuar se do të kërkojë informacione shtesë lidhur me rastin e drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA), Aleksandër Vulin.
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj Vulinit më 11 korrik, nën dyshimet për korrupsion, trafikim droge dhe lidhje me Rusinë.
Prokuroria serbe përmes një deklarate tha më 14 korrik se do të kërkojë informacione shtesë nga institucionet vendore dhe gjyqësore të SHBA-së si dhe nga partnerët e tjerë ndërkombëtar. Ky institucion tha se do të kërkojë prova konkrete.
Prokuroria Publike kundër Krimit të Organizuar tha po ashtu se për sanksionet e SHBA-së ndaj Vulinit kanë mësuar përmes raportimeve të mediave.
Ky institucion tha se në kohën kur Vulin ishte ministër i Brendshëm dhe tani drejtor i BIA-s, institucionet ligjzbatuese kanë bashkëpunuar dhe me sukses kanë zbuluar disa raste të krimit të organizuar, krimit të organizuar transnacional, dhe sipas prokurorisë zbulimi i këtyre rasteve u bë në bashkëpunim ndërkombëtar.
“Gjatë punës në këto raste, si dhe në raste të tjera të kësaj prokurorie, asnjë institucion ndërkombëtar policor apo gjyqësor, si dhe asnjë institucion vendor, nuk ka konstatuar se Vulin është përfshirë në ndonjë aktivitet kriminal”, tha prokuroria serbe.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se Vulin është sanksionuar “sepse unë nuk kam vendosur sanksione ndaj Rusisë”.
Vuçiç po ashtu ka deklaruar se sanksionet ndaj Vulinit nuk kanë të bëjnë asgjë me armë apo drogë.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni