Franca feston Ditën e Bastijës, Macron vërshëllehet gjatë ceremonisë
I armatosur dhe i dekoruar, Parisi ishte të premten skenë e paradës tradicionale ushtarake të 14 korrikut, që është dhe dita kombëtare e vendit. Ky përvjetor u shënua nga protestat që tronditën vendin pas vrasjes së një 17-vjeçari nga policia.
India ishte e ftuara e nderit. Kryeministri indian Narendra Modi u shoqërua nga presidenti Emmanuel Macron, i cili u vërshëllye teksa ngjitej në podiumin e nderit.
Parisi dëshiron të celebrojë 25-vjetorin e partneritetit strategjik me Nju Delhin, por shtypi lokal spekulon se palët mund të arrijnë një pakt për blerjen e avionëve francezë “Rafale” nga India, e cila në këtë mënyrë do të reduktonte vartësinë e armëve nga Rusia.
Plot 240 anëtarë të personelit ushtarak indian morën pjesë në paradë, ku në tërësi ishin rreth 7 mijë trupa.
Megjithatë ishte prania masive e policëve me uniformë që bëri përshtypje. Më shumë se 10 mijë agjentë u angazhuan për të garantuar sigurinë në rajonin e Parisit dhe mbi 45 mijë në shkallë vendi.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve