“Bëra punën, dua lekët” – Flet shqiptari që vrau shokun në karburant
“Nuk kisha asnjë motiv për të kryer vrasje. Kohët e fundit kam marrë kërcënime serioze për jetën nga viktima. Ndaj meje kanë ndodhur dy incidente të dhunshme nga viktima dhe jashtë karburantit jam sulmuar sërish nga viktima”.
Kështu i tha policisë greke 45-vjeçari shqiptar që qëlloi dhe vrau bashkëkombësin e tij 50-vjeçari mesditën e së enjtes, jashtë karburantit në zonën e Analipsit në Selanik.
Mediat greke shkruajnë se autori, i cili u dorëzua sot rreth orës 16:30, në prani të avokatit të tij, Thanasis Alexopoulos, ka treguar në polici se ku e ka lënë makinën që drejtonte pasditen e djeshme dhe ku ka lënë armën që ka përdorur për të vrarë viktimën.
Në video shihet viktima duke debatuar me drejtuesin e një automjeti dhe më pas tenton ta godasë me zinxhir. Më pas ai qëllohet me armë zjarri dhe bie në trotuar.
Sipas informacioneve, i akuzuari ka hematomë dhe të nxira në kokë nga sulmi i viktimës me sende të forta, jashtë pompës së benzinës dhe për këtë është urdhëruar ekspertiza.
“Me paralajmërimin se nga shkresat e çështjes del ajo që më thotë klienti im, deklaroj se kam marrë përsipër mbrojtjen e tij”, tha avokati, duke theksuar se 45-vjeçari nuk kishte ndërmend t’i shpëtonte arrestimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)