Basha: SPAK s’duhet të ndalet! Kushdo që ka abuzuar të dalë para drejtësisë

14 Korrik 2023 | 21:27

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte këtë të premte në Berat në takim me qytetarët, ku ka reaguar mes të tjerave edhe në lidhje me çështjen e Arben Ahmetaj. Ai tha se Shqipëria duhet të çlirohet nga korrupsioni.

Basha tha gjithashtu se SPAK nuk duhet të ndalet pasi ka ardhur koha që çdokush që ka abuzuar me me besimin e shqiptarëve dhe paratë e tyre të dalë para drejtësisë.

“Një Shqipëri të çliruar nga korrupsioni që kërcënon mirëqenien e familjeve shqiptare, i cili është ulur këmbëkryq në zyrat e qeverisë, siç dëshmon Afera e Inceneratorëve, është prioritet sot i çdo qytetari të këtij vendi.

Megjithë sulmet e bëra, jo vetëm nga Edi Rama dhe të korruptuarit e tij, por edhe nga brenda opozitës, koha u dha të drejtë denoncimeve me prova dhe fakte të Partisë Demokratike.

Pavarësisht përpjekjeve për ta delegjitimuar Komisionin Hetimor, madje dhe me votën kundër raportit, që shpallte organizatë kriminale Edi Ramën dhe qeverinë e tij, koha i dha të drejtë se ishte hapi i duhur për t’i dëshmuar qytetarëve dhe Prokurorisë korrupsionin me këtë aferë.

Por SPAK nuk duhet të ndalet, por duhet t’i shkojë deri në fund kësaj afere prej 430 milionë eurosh, sepse njeriu që mban bashkë fijet e krimit dhe korrupsionit është Edi Rama. SPAK nuk duhet të hezitojë të cojë para drejtësisë këdo që ka abuzuar me besimin e shqiptarëve me paratë e tyre.

E krahas kësaj është i domosdoshëm vetting-u i politikanëve. Të gjithë pa përjashtim duhet t’i nënshtrohen hetimit pasuror dhe të lidhjeve me krimin. Vetëm kështu para shqiptarëve do të dëshmohet kush është i pastër e kush jo, vetëm kështu i jepet fund baltës dhe shpifjeve me paratë e korrupsionit.

Përballja pakompromis me korrupsionin, partneriteti i padiskutueshëm me aleatët strategjikë të Shqipërisë, pastrimi i politikës, dhënia fuqi qytetarëve të zgjedhin me votë përfaqësuesit e tyre në Parlament, vota e emigrantëve, kufizimi i mandateve, rritja e kontrollit dhe llogaridhënies së qeverisë janë udhërrëfyesi ynë në rrugën që kemi nisur për çlirimin e politikës dhe ekonomisë.

Partia Demokratike mund dhe do ta sjellë këtë ndryshim, duke u bashkuar përmes vlerave dhe ideve në Aleancën Qytetare për Demokracinë, nëpërmjet së cilës mund të formojmë një shumicë që tejkalon ndarjet politike, për të bërë ndryshimet kushtetuese, që u japin forcë dhe pushtet qytetarëve për të ndërtuar të ardhmen që meritojnë.

Ndryshimi që kemi nisur do të vazhdojë brenda forcës tonë politike, me vendime të vështira dhe të guximshme, është provë e gatishmërisë tonë për t’u dhënë shqiptarëve alternativën që presin dhe meritojnë!”-shprehet Basha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026