“Rama foli i tmerruar”, Berisha: Asnjë fjalë për “djegësat” apo arratisjen e Ahmetaj
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me anë të një statusi në Facebook për deklaratën e dhënë për mediat të kryeministrit Rama. Ai shkruan se Rama ka folur i tmerruar dhe se ai nuk guxoi ta përmendte as edhe një herë arratisjen e ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj.
Më tej berisha thotë se kryeministri Rama nuk guxoi të shqipërojë një fjalë për djegesat apo inceneratorët sepse e dinë se ne rast se flakët e tyre përcëlluan Arben Ahmetaj, do të shkrumbojnë dhe kthejnë në hi karrierën e tij politike.
“Edi Rama foli i tmerruar!
I tmerruar dhe në panik nuk shqipëroi as edhe një herë fjalën “djegësa” dhe “arratisje” në fjalimin e tij.
Të dashur miq, Edi Rama pranon me heshtje se qëndron prapa aktit të turpit historik, arratisjes së shekullit së Arben Ahmetaj. Një fjalim të mbushur me mashtrime coprolali për opozitën dhe hipokrizi demagogji për rilindasit e tij hajdutë, me një zë që i dridhej dhe mekej në thellësi, Edi Rama mbajti para shqiptarëve me një fjalim në të cilin përdori çdo fjalë ordineri, përdori çdo ‘unë’ mburraveci frikacak, por nuk guxoi të shqipërojë asnjëherë të vetme arratisjen e zëvendësit të tij Arben Ahmetaj, arratisjen e shekullit, ngjarjen më të turpshme në historinë e shtetit shqiptar, talljen më të madhe me ligjin dhe drejtësinë e një vendi, e cila në vehte përbën dhe krimin më madhor të zëvendësit rilindas hajdut të qeverisë Rama. Edi Rama në fjalën e tij shau me gjuhë ordineri opozitën e cila zbërtheu para shqiptarëve aferën e tmerrshme të djegsave, si ndërmarrje private të tij. Por ai nuk tha një fjalë të vetme për arratisjen e Arben Ahmetaj nga Shqipëria sepse ai është urdhër-dhënësi i arratisë. Ai nuk përmendi dhe nuk dënoi arratinë e Arben Ahmetaj dhe si një apel për anëtarët e e tjerë të organizatës së tij kriminale, por edhe shteg për veten e tij. Në rast se i kërkon drejtësia duhet ndjekur shembullin e Ahmetaj.
Por në fjalën e tij drejtuar rilindasve hajdutë, Edi Rama nuk shqipëroi as dhe një herë të vetme fjalën incenerator apo djegësa sepse për çdo shqiptar është bërë përfundimisht e qartë se djegesat jane megafera korruptive e shekullit prej 720 milion eurove, nga e cila Rama dhe qeveria e tij dolën lakuriq si organizatë kriminale e mirëfilltë dhe u qartësua si në dritën e diellit se Zoto dhe Mërtiri nuk janë gjë tjetër veçse të punësuar në ndërmarrjen private të djegsave të Edi Ramës, Engjëll Agaçit dhe Erion Velisë. Rama i tmerruar nuk guxoi të shqipërojë një fjalë për djegesat sepse e dinë se ne rast se flakët e tyre përcëlluan Arben Ahmetaj, do të shkrumbojnë dhe kthejnë në hi karrierën e tij politike”,-shkruan Sali Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë