Task-Forca për sigurinë ushqimore, Krifca në Shëngjin: Garanci për konsumatorin

15 Korrik 2023 | 13:01

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frifa Krifca inspektoi në Shëngjin, të Lezhës ecurinë e punës së taskforcës për sigurinë ushqimore, që ka shtuar gatishmërinë në zonat turistike, për monitorimin dhe kontrollin e operatorëve të biznesit ushqimor të prodhimit, përpunimit, magazinimit, tregtimit, bareve, restoranteve dhe hotelerisë.

“Jemi në Shëngjin në një tjetër pikë turistike mjaft të frekuentuar të Shqipërisë, nga vizitorët vendas dhe të huaj, veçanërisht tani në pikun e këtij sezoni veror, për të monitoruar situatën mbi sigurinë ushqimore, që do të vazhdojë, ashtu sikurse po bëjmë edhe në 12 qarqet e vendit me 100 inspektorët e Autoritet Kombëtar të Ushqimit, që verifikojnë zbatimin e standardeve të sigurisë ushqimore me zero tolerancë ndaj subjekteve, të cilat nuk respektojnë ligjin”, tha ministrja Krifca.

Duke vlerësuar punën e trupës së inspektorëve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ministrja Krifca bëri të ditur se “në kuadër të taskforcës janë 1000 subjekte të inspektuara, ku është konstatuar 3% e rasteve në shkelje, për të cilat janë vendosur gjoba dhe masa administrative respektive”.

Ministrja Krifca deklaroi se “kjo nismë e jona nuk është aspak, për t’ju bërë barrë biznesit dhe subjekteve tregtare, por është një iniciativë për të siguruar një pasaportë mjaft të rëndësishme të turizmit shqiptar, që është pikërisht ushqimi, por edhe për t’i dhënë një garanci të plotë konsumatorëve tanë në këto ditë me temperatura të larta, ku dhe risku është më i lartë”.

Krifca siguroi se, AKU do të jetë në territor këtu në Lezhë dhe të gjithë vendin, për të garantuar një respektim të plotë të të gjitha standardeve të sigurisë ushqimore, në mbarëvajtjen edhe të sezonit turistik që ka marrë një hov të madh vitet e fundit në të gjithë Shqipërinë.

Drejtoresha e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Jeta Deda, vuri në dukje se “numri i masave administrative, gjobë është i ulët, por inspektorët e AKU-së janë kujdesur që në masat administrative të llojit paralajmërim të rikontrollojnë këto subjekte”.

Deda tha se “në Lezhë numri i masave administrative është i ulët, sepse bizneset kanë marrë masa të vetë rregullohen me ndihmën edhe të trupave inspektuese të AKU-së, të cilët janë duke shërbyer edhe si këshillues në zbatimin e standardeve , sidomos për produktet që kanë nevojë të etiketohen ose të marrin informacion shtesë për kushtet e ruajtjes”.

“Në Lezhë kemi 30 subjekte të reja të shtuara që janë subjekte sezonale ndërsa plani i monitorimit të kontrollit ushqimor, është shtrirë edhe në fshatrat turistikë, ku ka një fluks të shtuar të turistëve që frekuentojnë agroturizmet”, theksoi Deda.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon rigorozisht me kontrollet në të gjithë vendin në garantim të sigurisë së ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)

Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Llogarasë këtë të mërkurë. Sipas pamjeve, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur...
14:13 | 24/06/2026

Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat këtë të mërkurë është ndalur edhe te protestat që po zhvillohen në Tiranë, konkretisht...
13:31 | 24/06/2026

Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët

Kleviol Ahmeti, i njohur gjerësisht si “Cllevio”, ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme lidhur me marrëdhëniet e tij me Laert Haxhiun dhe përplasjen fizike me...
13:19 | 24/06/2026