FOTO| Kush është shqiptari që vrau shokun në Greqi, pazaret e drogës “mollë sherri”
Personi që shihni në foton e mësipërme është Leonard Refik Kurti, 45-vjeçari nga Elbasani, i cili ekzekutoi me tre plumba mikun e tij 50-vjeçar nga Shqipëria, në pikën e një karburanti në qytetin e Selanikut.
Viktima i identifikuar si Shpëtim Bajrami, dyshohet se kishte konflikte me mikun e tij për shkak të prishjes së pazareve të drogës.
Sipas mediave greke, 50-vjeçari nga Elbasani udhëtonte 3-4 herë në muaj drejt Shqipërisë dhe kishte veëm një ditë që ishte kthyer, përpaa ekzekutimit nga Leonard Refik Kurti.
Autori dhe viktima kanë qenë ulur së bashku në të njëjtën kafene përpara ngjarjes ku kanë debatuar me njëri tjetrin.
Pas largimit nga kafeneja ata kanë shkuar në një pikë karburanti ku kanë vijuar debatin. Siç shihet dhe nga pamjet, autori qëndron në makinë teksa vijon debati me viktimën i cili ndodhet jashtë. Në një moment 50-vjeçari tenton ta qëllojë me grusht nga jashtë makinës, por kundërpërgjigjja me armë bën që ai të ndërrojë jetë në vend.
“Nuk kisha asnjë motiv për të kryer vrasje. Kohët e fundit kam marrë kërcënime serioze për jetën nga viktima. Ndaj meje kanë ndodhur dy incidente të dhunshme nga viktima dhe jashtë karburantit jam sulmuar sërish nga viktima”, deklaroi pas dorëzimit në polici ditën e djeshme autori.

LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit