Inceneratorët/ Hamataj: Si mund të gjesh dy persona kur i paguan 90 mijë € në ditë

15 Korrik 2023 | 20:49

Avokati Ermal Hamataj ka folur në lidhje me aferën e inceneratorëve, ku aktualisht SPAK ka kërkuar që ish- ministri Arben Ahmetaj të shkojë në burg.

Në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, ai theksoi se SPAK para se të merrej me Ahmetajn duhet të hetonte kontratat për inceneratorët të cilat ende nuk janë ndërprerë.

Hamataj u revoltua duke thënë se Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto të përfshirë në aferën e inceneratorëve nuk mund të gjenden kur paguhen 90 mijë euro në ditë.

“Ahmetaj ishte aty, kontratat ishin aty. SPAK nuk duhej të merrej me Ahmetajn në fillim, duhet të merrej me kontratat. Duhet të gjente arsyet se përse këto kontrata janë të paligjshme. Duhet të ketë një hetim për kontratat. Ahmetaj mund të shkojë që nesër në vend dhe ne mund të vazhdojmë të paguajmë për inceneratorët deri në vitin 2025. Pra do paguajmë dy persona në arrati dhe habitemi pse shteti jonë nuk i gjen dot. Po si mund të gjesh një person në arrati  kur e ka 90 mijë euro ditën . Ky është skandal”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026