“Ahmetaj mund të shpallej martir”, juristi analizon lëvizjet e ish-zv.kryeministrit

16 Korrik 2023 | 16:04

Jursiti Marsid Gupi ishte këtë të diel i ftuar në një intervistë në Euronews Albania për të folur rreth çështjes së Arben Ahmetaj.

Ai tha se ish-zëvendëskryeministri mund të shpallej martir në rast se akuzat ndaj tij do ishin të pavërteta, por sipas juristit fakti që ai u largua pa u përballur me ligjin tregon edhe mënyrën se si ai e percepton zbatimin e ligjit.

“Di të them këtë konkretisht çdo njeri kur ka një përballje me një proces gjyqësor ka edhe një bindje të brendshme është i fajshëm apo jo dhe në varësi të veprimeve të veta tregon mënyrën e konfrontimit me ligjin.

Në këtë rast nëse zoti Ahmetaj do të ishte i pafajshëm dhe siç pretendon ai këto akuza janë ngritur në mënyrë arbitrare, ai do të shpallej martir, ky është një nder që mund t’i bëhet çdo njeriu publik, që të ngriheshin akuza të pabaza.

Mjefton një oratori e një njeriu me inteleket normal dhe një avokat i mirë për të dalë i pafajshëm, por fakti që ai ikën dhe nuk përballet me procesin, ngrihet pyetja, po ky zotëria me të njëjtën përgjegjshmëri e ushtronte legjitimitetin kur ishte ministër, siç ushtron sot opozitën përballë ligjit? Fakti që ai neglizhon të përballet me ligjin, tregon dhe mënyrën e perceptimit që ai ka në zbatimin e tij”,-tha juristi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestimi i Jorgo Goros/ Burimi: Ti sekuestrojnë pasurinë, burgu s’i bën gjë

Gazetari Genc Burimi ishte këtë të hënë i shtuar në Euronews Albania ku komentoi burgosjen e kryebashkiakut në detyrë Jorgo Goro. Ai tha se shpreson...
19:55 | 25/03/2024

Arrestimi i Jorgo Goros/ Analisti: SPAK po tregon se s’ka komplekse!

Analisti Ergys Mërtiri ishte këtë të hënë i ftuar në Euronews Albania për të folur rreth arrestimit të kryebashkiakut në detyrë të Himarës. Jorgo Goro...
19:18 | 25/03/2024

“Merre ose lëre”- Eksperti: Çfarë do të thotë për Ballkanin nëse rikthehet Trump

Eksperti i sigurisë Adrian Shtuni ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku tha se nëse Donald Trump do të...
15:48 | 02/02/2024