Sekreti që po mbajnë SPAK dhe Policia për Ahmetajn, gazetari: Nuk duan ta tregojnë
Gazetari Eni Ferhati tha në një intervistë për Euronews Albania se është e lehtë për të verifikuar nëse izh-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj.
Sipas tij mjafton të shikohen të dhënat e TIMS për t‘u zbuluar e vërteta, por deri më tani as SPAK as policia apo institucionet e tjera nuk kanë dashur ta bëjnë publik këtë informacion.
“Shkresa është hartuar në datën 7 korrik, të premten. Në të njëjtën ditë është siguruar edhe dëshmia e punonjëses së administratës, e cila ka dëshmuar para prokurorëve të SPAK se është ndier nën presion nga ministri Arben Ahmetaj, fillimisht për landifllin e Durrësit, e më pas për Tiranën. Mesa duket është pritur dhe kjo dëshmi që shkresa të dorëzohej në Kuvend.
Unë nuk e di nëse ka qenë mundësia për t’u dorëzuar atë ditë, unë nuk e di se si dërgohet një material i tillë, nëse ëhstë dërguar me postë apo në rrugë fizike. Zoti Ahmetaj pretendon se është larguar para se shkresa të dërgohej në Kuvend, apo të hartohej nga SPAK, këtë e zgjidh shumë kollaj sistemi TIMS që këta nuk duan ta tregojnë as SPAK-u as policia dhe gjithë institucionet me radhë, nuk e di për çfarë arsye dhe nuk dua të dalë në teori konspirative”,-tha gazetari Eni Ferhati.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit
Dy automjete përplasen në Durrës, njëra del nga rruga dhe përfundon në kanal (VIDEO)
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha