Rënia e euro në 102.2/ Gjergj Buxhuku: Shpjegimi i vetëm është paraja informale

16 Korrik 2023 | 20:33

Gjergj Buxhuku, kreu i Konfindustrisë ishte këtë të diel i ftuar në emisionin “Review”, në Euronews Albania për të folur rreth rënies drastike të euros.

Ai tha se rënia kaq e madhe e monedhës europiane nuk mund të shpjegohet me formula të ekonomisë formale, ndaj sipas tij i vetmi shpjegim për këtë rënie është futja në rrugë informale e euros në Shqipëri.

“Problemi është se rënia dramatike e euros ndaj lekut nuk shpjegohet dot me formulat e një ekonomie normale. Unë mjafton t’ju them një fakt, i bie që ekonomia shqiptare ka mposhtur ekonominë e tregut evropian, ndërkohë sot përveç fakti që 1 e 3 e popullsisë shqiptare është në emigracion, importet nga BE-ja në Shqipëri kalojnë 2.3 herë më shumë.

Mjafton të shikojmë këto shifra që të kuptojmë se ne me ekuacione të ekonomisë formale nuk e shpjegojmë dot, ndaj shpjegimi i forcimit dramatik të Euros shpjegohet me flukset informale të euros në Shqipëri”,-tha Gjergj Buxhuku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026