“Kujdes, syrin e kam te ty”, Dyrnjaja: Goditja që Balla pritet t’i japë Ardi Veliut
Gazetari Denis Dyrnjaja është shprehur se Ministri i Brendshëm Taulant Balla do ta ketë mirë vetëm me kryeministrin Edi Rama, ndërsa shtoi se me të tjerët do ta luajë bukur lojën.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai theksoi se Balla erdhi në postin e Ministrit të Brendshëm ndërsa nënvizoi shumë shpejt mund të lirojë dhe nga detyra Ardi Veliun.
“Balla do ta ketë mirë vetëm me Ramën. Do ta luaj lojën lezetshëm. Sot terrenin e kontrollon ose krimi ose policia. Ne na e kontrollojnë të dyja sepse janë bashkë. Në listëpagesash e bosave të krimit janë dhe shefa komisariatesh. Kemi një njësim. Balla do të arrijë ta bëjë këtë ndarje për efektin e vetë, pra do të krijojë një goditje. Balla do të krijojë një impakt. Brenda fjalimit pranoi falimentin e policisë. Nëse ka shefa komisariatesh që bëjnë rrotacione, krimi vazhdon të jetë po aty, pra pasurohet dhe në terren nuk ndodh asgjë. Balla erdhi me dorën e fortë dhe kam frikë se nuk do bëjë atë që thotë. I përmendi emrin Ardi Veliut. Kjo nuk ishte rstësore. Shumë shpejt mund ta shohim dhe të liruar nga detyra, Ishte një biskotë paraprake për t’i thënë që kujdes syri dhe veshi im është ende tek ty”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut