“Historia më prekëse, ajo e Olsit”, Stafa: Djali nuk jeton më, donte të bëhej polic
Gazetari Osman Stafa ishte këtë të martë në “Good Morning Albanians” për të folur rreth nismës së tij të re të bamirësisë, mbledhja e tapave për personat me aftësi të kufizuara, pasi sipas tij, mjafton pak që t’i bësh mirë dikujt.
Gazetari ka rrëfyer ndër të tjera një nga momentet më emocionuese e më të veçanta që ka përjetuar ndërsa u afrohet njerëzve për t’i ndihmuar sado pak. Ai kujtoi ditën që ka kaluar me një djalë të voël me emrin Olsi të cilit mjekët i kishin dhënë vetëm pak muaj jetë.
Djali kishte ëndërruar të bëhej polic dhe gazetari arriti që me ndihmën e ministrisë së brendshme t’ia plotësonte këtë ëndërr për një ditë. Stafa tha se Olsi i vogël, i cili pak kohë më vonë, ndërroi jetë, në shenjë falënderimi i kishte dhuruar një pikturë të cilën ai e konsideron shumë të rëndësishme.
“Olsi ishte shpuar me gjilpëra, ishte nxirë nga krahët, mjekët nuk i kishin dhënë shumë muaj jetë. Dëshira e tij ishte të bëhej polic. Munda t’i blija një uniformë policie të vogël, kontaktova Ministrinë e Brendshme e cila më çoi një patrullë, Olsi atë ditë bëri policin. Ndaluam një makinë, vajti i kërkoi patentën, e ndërkohë që ne e kishim humbur, sepse po i gëzonim këtij momenti ai i tha shoferit “do marrësh gjobë se s’ke rripin e sigurimit”.
Olsi në shenjë falënderimi më ka dhuruar një pikturë, atë e kam varur në mur, pasi për mua ishte shumë e rëndësishme, ishte mirënjohja e një djali të vogël që pas disa kohësh fatkeqësisht ndërroi jetë nga sëmundja e vështirë. Ndonjëherë nuk është e nevojshme të shpikësh rrotën apo të marrësh nisma të mëdha, mjafton pak nga koha jote që t’i japësh njerëzve një çast më të bukur”,-tha gazetari Osman Stafa.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë