Softa: Njerëz me influencë kontrollojnë komisariatet, qytetet ku dominojnë të fortët

18 Korrik 2023 | 11:14

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa, ishte i ftuar këtë të martë në Euroneës Albania ku foli në lidhje me situatën e rendit publik në vend. Softa theksoi se në zona të caktuara policia nuk mund të ushtrojë detyrën e saj funksionale për shkak se persona me influencë që diktojnë mbi punën e komisariateve.

Eksperti nënvizoi se deklaratat e ministrit të ri të Brendshëm se deputetët nuk duhet të ndikojnë mbi punën e policisë, qëndrojnë, por shtoi se mbetet për t’u parë nëse ministry do të arrijë t;i vendosë në zbatim deklaratat e tij.

“Persona me influencë diktojnë mbi komisariatet dhe komisariatet janë kthyer në shërbim të tyre. Kjo është arsyeja që fëmijët e tyre kanë një pushtet absolut dhe nuk kontrollohen as makinat, as aktivitetet, ata kanë pamundësi që shërbimet e policisë të ushtrojnë detyrat e tyre fundksionale. Dhe kjo është gjendja reale në shumë vende që në shumë vende si Shkodra, Fushë-Kruja, Kruja, Durrësi, Elbasani dhe Vlora dominojnë të fortët, ata persona apo të grupe që kanë një fuqi të jashtëzakonshme ekonomike që mund të kenë vendosur dhe deputetin e tyre. Gjërat që tha Balla qëndrojnë, por mbetet për t’u parë nëse do t’i vendosë në zbatim apo jo”, tha Softa.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026