Bayern shkëlqen në miqësore, rekordmenët e Gjermanisë të pamëshirshëm, fitojnë 27-0
18 gola në pjesën e parë dhe 9 në të dytën, Bayerni i Mynihut ka shkatërruar me rezultatin 27-0 Rottach Egern në miqësoren e luajtur të hënën.
Bavarezët treguan forcën e plotë ndaj një skuadre që luan në kategoritë inferior të futbollit në Gjermani.
Goli i parë i ndeshjes do të shënohej nga Musiala në minutën e 3’, i cili gjeti 5 herë rrjetën në këtë përballje së bashku me Tel e Marcel Sabitzer. Festës do t’i bashkohej e Sane, Mane, Mazroui apo futbollistët e transferuar pak javë më parë, Konrad Laimer e Raphael Guerreiro.
Kjo është fitorja më e thellë në historinë e Bayernit, ndërsa edhe në vitin 2019, bavarezët e mposhtën po këtë skuadër me rezultatin 23-0, duke e cilësuar si një ogur në nisje të sezonit të ri futbollistik. Po ashtu këtë të martë, Bayern ka prezantuar dhe blerjen më të re, Kim Min Jae, koreanojugorin e transferuar nga kampionët e Italisë. Kim u takua me shokët pas ndeshjes miqësore të fituar nga Bayern.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni